
Prishtina është ndalur nga Gjilani, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Superligës së Kosovës. Bardhekaltërit kanë pasur disa mundësi shënimi, por në fund të dy ekipet janë ndarë me nga 1 pikë. Ndeshja është luajtur në stadiumin "Fadil Vokrri", sigurisht pa praninë e spektatorëve për shkak të COVID-19.
Vendasit arritën të fitonin edhe një penallti, por nuk u arrit të shndërrohej në gol nga Besnik Krasniqi. Ish-lojtari i Partizanit në Shqipëri para disa sezonesh nuk shënoi në minutën e 88-të duke u ndalur nga Enea Koliçi. Kujtojmë që ky i fundit ka qenë pjesë e Kukësit para dy edicionesh.
Poll