
Superliga e Kosovës luajti sot dy ndeshjet e rradhës.
Llapi ia doli të fitojë 0-2 ndaj Gjilanit. Goli i parë u realizua nga Sadriu, në minutën e 22-të. I dyti vjen po nga i njëjti autor, sapo fillon pjesa e dytë.
Në sfidën tjetër, Prishtina-Arbëria u mbyll 2-0. Abazi shënoi që në minutën e 5-të, duke i bërë të thjeshta gjërat. Në minutën e 15-të, Krasniqi shndërron në gol një penallti, duke dërguar topin pas shpinës së portierit.
Kështu, Prishtina shkon në vendin e dytë me 60-të pikë. Distanca me Dritën është vetëm një pikë, me luftën për titullin që është bërë e ashpër.
Poll