Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Prishtina e nis sezonin me trofe

Shkruar nga NEWSPORT
Prishtina e nis sezonin me trofe

Pasditen e sotme është luajtur ndeshja e Superkupës së Kosovës, ku janë vënë përballë Ferronikeli dhe Prishtina. Ekipet janë përballur në orën 16:00, ndërsa rezultati në fund ka folur për kryeqytetasit, të cilët kanë fituar 2-1 ndeshjen. Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Krasniqi dhe Jonuzi, përderisa golin e vetëm për Ferronikelin e shënoi Maliqi.

Prishtina e nis me këmbën e mbarë sezonin 2016-2017, duke arkivuar edhe një tjetër trofe. Sezoni i ri për prishtinalijtë do të jetë ndryshe, pasi do të synojnë vendin e parë për të marrë pjesë në kualifikueset e Champions League pas njohjes së Kosovës nga FIFA dhe UEFA me të drejta të plota. E njëjta gjë edhe për Ferronikelin, që fitoi titullin kampion një vit më parë, por edhe Kupën e Kosovës këtë sezon.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga