
Në fillim kishte një marrëveshje mes Skënderbeut dhe Prishtinës, që më pas u prish, sepse klubi kosovar ndryshoi një detaj shumë të rëndësishëm. Prishtina e rriti shifrën, që kampionët e Shqipërisë duhej të derdhnin në arkën e tyre për të marrë Shend Kelmendin. Dhe kjo shifër është 100 mije euro, që korçarët nuk pranuan t'i paguanin dhe tashmë mesfushori duhet të ribashkohet me skuadrën e tij në Kosovë. Ndoshta Kelmendi mund të jetë vërtet një futbollist shumë i talentuar, por duket se në këtë rast Prishtina e ka ekzagjeruar disi.
Poll