Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Prishtina dhe Llapi dhurojnë spektakël mes 4 golave, Drita “shtanget” në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
Prishtina dhe Llapi dhurojnë spektakël mes 4 golave, Drita

Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje të vlefshme për javën e 13-të të Superligës së Kosovës. Dukagjini u përball në shtëpi me Dritën, Fushë Kosova luajti përballë Lirisë, ndërsa supersfida e kësaj jave ishte Prishtina – Llapi.

Pikërisht këta të fundit dhuruan një ndeshje fantastike mes 4 golave. Sfida përfundoi në barazimin 2-2. Ishin prishtinalit që kaluan të parët në avantazh me anë të Blesa i cili ktheu në gol një 11-metërsh. Gol vendimtar për pjesën e parë, të cilën Prishtina e mbylli me avantazhin minimal. Nisja e pjesës së dytë ishte një “malore” për Prishtinën, me këta të fundit që mbetën me 10 lojtarë për shkak se Useini u ndëshkua me karton të kuq. Nuk u vonuan shumë dhe lojtarët e Llapit përmbysën ndeshjen me anë të Muhamet Hysenit i cili shënoi dy herë, në minutën e 54’ dhe 67’. Për të rikthyer baraspeshën mendoi përsëri Blesa, i cili tundi rrjetën e Llapit në minutën e 77’ të sfidës.

Me këtë barazim, Prishtina shkon në vendin e 5-të me 17 pikë, ndërsa Llapi klasifikohet e 3-ta në tabelë me 22 pikë të grumbulluara.

Në krahun tjetër skuadra e Dritës u shtang në transfertën përballë Dukagjinit. “Intelektualët” nga Gjilani u mposhtën me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Blerind Morina me anë të një penalltie në minutën e 57’ të sfidës. Me këtë humbje Drita mbetet në vendin e 2-të me 22 pikë, po aq sa Llapi, ndërsa Dukagjini merr një fitore të rëndësishme që e ngjit në vendin e 6-të në tabelën e renditjes me 17 pikë.

Ndeshja tjetër mes Fushë Kosovës dhe Lirisë përfundoi 2-0 në favor të vendasve. Për Fushë Kosovën shënuan Ivkic dhe Meziu në pjesën e dytë. Liria mbetet në vendin e fundit me 8 pikë, ndërsa Fushë Kosova në vendin e 9-të me 2 pikë më shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga