Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Preu në besë” Kosovën, Andi Zeqiri: Dua të jem në Katar me Zvicrën, shpresoj të kem një karrierë të gjatë

Shkruar nga NEWSPORT
“Preu në besë” Kosovën, Andi Zeqiri: Dua të jem

Andi Zeqiri pritej të bashkohej me Kosovën para dy vitesh ku madje pozoi edhe me fanellën e dardanëve në zyrat e FFK por më vonë ai ndryshoi mendje dhe preferoi të vazhdonte “ëndrrën” me Zvicrën.

Pas aventurave pa sukses me Augsburg dhe Brighton, Zeqiri tashmë është kthyer në kampionatin zvicerian me Basel. Në një interviste me mediat vendase ai shpreh dëshirën që të jetë në Botëror me kombëtaren helvete.

“Duke u kthyer në Zvicër, e dija tashmë nivelin dhe çfarë prisja. Po e shijoj. Është një klub i mirë me ambiente të shkëlqyera dhe një trajner të mirë.

Të gjithë duan të luajnë në Botëror dhe do të gënjeja nëse them se nuk është në mendjen time. Shpresoj të kem një karrierë të gjatë përpara dhe të arrij jo vetëm Botërorin por edhe të tjera.”- shprehet Zeqiri, i cili ka shënuar 7 gola në 19 ndeshje me Basel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga