Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Pretendente kryesore për trofeun, Vllaznia bën një afrim të rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
Pretendente kryesore për trofeun, Vllaznia bën një afrim të

Klubi Sportiv i Vllaznisë nuk është i fokusuar vetëm te futbolli. Sot, ekipi i çiklizmit është përforcuar me një blerje të re. Bëhet fjalë për njërin prej çiklistëve më të mirë në Shqipëri, Besmir Banushin. Sportisti ka shprehur dakordësinë me drejtuesit, duke u bërë afrimi më i ri i shkodranëve.

I shoqëruar nga trajneri Leonat Kola, çiklisti ka firmosur kontratën që do e mabjë lidhur me klubin për 1 vit. Trajneri i Vllaznisë është shprehur i lumtur për këtë afrim, duke e cilësuar si një vlerë të shtuar për ekipin e tij. Afrimi i Banushit e bën edhe më të fortë klubin, duke qenë ndër pretendentët kryesorë për fitimin e titullit edhe këtë vit.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu