Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Presidenti META dekoron "legjendat" e PARTIZANIT: Keni dhënë mesazh të madh

Shkruar nga NEWSPORT

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi sot skuadrën e Partizanit të basketbollit të vitit 1968, që arriti të përballonte kampionët italianë Pallacanestro Cantu në kampionati n europian të basketbollit me rezultatin 73-73. Kreu i shtetit shprehu mirënjohje për këtë arritje historike duke theksuar se mesazhi i tyre për të arritur rezultate të mëdha me pak investime mund të bëhet realitet edhe sot.

"Ndihem mjaft i kënaqur dhe i lutmur të përulem para këtij ansambli të mrekullueshën, që dha një mesazh të madh 50 vite më parë: për të kthyer shpresën te basketbolli, volejbolli, ku me pak invesitme dhe shumë pasion, mund të realizohen ëndrra të mëdha, për të zënë vend në arenën ndërkombëtare.

E dimë se sa shumë kanë vuajtur ato nëna dhe motra që lanin fanelat e sportistëve. Të kemi arritje sa më shumë në sporte. Jo vetëm të përmirësojmë imazhin e vendit, por dhe për të përfshirë sa më shumë të rinj për t'i mbajtur larg veseve.

Lavdi 18 dhjetorit 1968!", deklaroi kreu i shtetit.

Kreu i shtetit dekoroi ish-kapitenin dhe basketbollistin e njohur Agim Fagu me urdhërin "Kalorësi i Skënderbeut" dhe trajnerin e suksesshëm Astrit Greva me urdhërin "Kalorësi i Flamurit". Agim Fagu arriti në ndeshjen e famshme të 18 dhjetorit 1968 të shënonte 48 pikë në atë takim ndaj Pallacanestro Cantu.

Ndeshja bëri bujë në mediat europiane, duke vlerësuar basketbollin shqiptar si "bashkëkohor dhe modern". Pak ditë më parë me rastin e 70-vjetorit të lindjes së Agim Fagut, presidenti i Shqipërisë e dekoroi legjendën e basketbollit shqiptar me "Urdhërin e Skënderbeut". Fagu njihet ndryshe dhe si "Zotëria 48".

Në përfundim të ceremonisë, Agim Fagu i dhuroi presidentit Meta fanelën e skuadrës së basketbollit të Partizanit.

                                            Ish-basketbollisti i njohur Agim Fagu i dhuron presidentit Meta fanelën e Partizanit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga