
Rikthimi i Dinamos para dy sezonesh në elitë bëri bujë të madhe në kampionatin shqiptar. 18 herë kampionët e vendit e nisën me marsh të rëndë, duke ndërruar edhe logon e klubit. Emra që kishin bërë mirë në elitën e futbollit shqiptar u morën në organikë duke u bërë pjesë e skuadrës.
Por, javët njëra pas tjetrës treguan se presidenti Ardian Bardhi kishte gabuar. Dështimi qe aq i madh saqë Dinamo zbriti në Kategorinë e Parë. Tashmë kryeqytetasit ia ka dalë të rikthehen sërish mes më të mirëve.
E në këtë sesion merkato shihet që te Dinamo po punojnë në qetësi dhe fshehtësi të plotë. Emrat "bombastikë" këtë herë nuk janë në qendër të vëmendjes. Gabimet nga e shkuara duket se kanë pësuar presidentin Bardhi që në kampionatin shqiptar nuk kishte shumë eksperiencë.