Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Presidenti ADEMI në polici? Zbardhet e vërteta

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti ADEMI në polici? Zbardhet e vërteta

Sot në Kosovë u përhap me shpejtësi lajmi se është arrestuar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Megjithatë duket se gjithçka ka qenë e pavërtetë teksa kreu i FFK-së është thirrur për t’u marrë në pyetje në polici.

Pas intervistës së dhënë ai është lënë i lirë. Lajmi është bërë me dije nga Policia e Shtetit të Kosovës ku bëhej me dije:

“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet. Të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga