
Premier League ditën e sotme ka zhvilluar ndeshjet e javës së 11-të të kampionatit. 14 ekipe kanë zbritur në fushë, teksa 6 prej tyre kanë arritur të sigurojnë 3 pikët.
Manchester United arriti të fitojë në transfertë ndaj Fulham, teksa “Djajtë” gjetën golin vetëm në minutat e fundit të sfidës. Bruno Fernandez me anë të një penalltie do t’i jepte 3 pikët skuadrës së tij, duke e rikthyer kështu te fitorja në kampionat. Pas kësaj sfide United shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e 8-të.
Fitore siguroi edhe Manchester City ndaj Bournemouth. Djemtë e Pep Guardiolës ia dolën të triumfojnë me shifrat 6-1 ndaj kundërshtarëve. Pas kësaj fitoreje “Qytetarët” ngjiten në vendin e parë në klasifikim me 27 pikë, 1 më shumë se Tottenham që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Edhe Newcastle fitoi ndaj Arsenalit. “Topçinjtë” u mposhtën në transfertë 1-0, teksa golin vendimtar të kësaj sfide do ta shënonte Gordon në minutën e 64-të.
Fitoren morën edhe Sheffield United ndaj Wolves me shifrat 2-1, Brentford ndaj West Ham fitoi 3-2. Gjithashtu Crystal Palace triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Burnley, ndërsa Everton dhe Brighton nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1.