
Kalidou Koulibaly ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato vere për t'u transferuar te Barcelona. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka treguar se katalanasit në fund u dorëzuan për shkak të problemeve financiare.
Në një intervistë të dhënë për radio "Kiss Kiss Napoli", De Laurentiis ka thënë se e kishte lënë futbollistin të largohej. Në fjalën e tij për median italiane tha:
“E lashë Koulibaly të shkojë sepse ai më kërkoi. Barcelona kishte hyrë, por ata nuk kishin para sepse janë në borxhe. Pastaj Chelsea doli përpara dhe ne nuk mund t’i thonim jo dikujt si Koulibaly, pavarësisht se unë u përpoqa në çdo mënyrë për ta mbajtur atë, duke ofruar 6 milionë euro neto për sezon.
Por nëse një lojtar dëshiron një eksperiencë të re në një klub prestigjioz, në ligën më të madhe në botë, duhet të njohësh atë që ai të ka dhënë dhe të mos ngresh mure”, është shprehur ai.