
Tani që Antonio Conte nuk është më trajner i Tottenham, siç ndodh gjithmonë në raste lamtumirash, fillojn e dalin edhe prapaskenat. Një lajm i fundit sipas mediave të huaja ka të bëjë me dy lojtarët e “Spursave”.
Bëhet fjalë për Cristian Romero dhe Richarlison, ku mësohet se të dy futbollistët i kanë vendosur ultimatum presidentit Levy për largimin e trajnerit italian.
Mësohet se lojtarët i kanë kërkuar kreut të klubit largimin e Contes dhe nëse diçka e tillë nuk ndodh atëherë të dy lojtarët do të largoheshin në verë.
I vendosur me “shpatulla pas murit” presidneti vendosi të largonte Conte dhe t’i besonte skuadrën ndihmësit të italianit, Cristian Stellini, i cili do të qëndrojë deri në fund të sezonit.