Armando Cungu tashmë është trajneri i Vllaznisë "de juro" dhe "de facto". Mbledhja e një muaji më parë që u bë në bashki vendosi që trajneri shkodran që arriti të mbajë në kategori skuadrën e vendlindjes së tij, ti besohet edhe për sezonin 2016-2017 pankina e skuadrës. Normalisht, Armando Cungu është trajner me përvojë në Superiore, duke i munguar vetëm trofeu i titullit kampion në CV e tij si profesor.
[caption id="attachment_8456" align="alignleft" width="300"] Stafi i Korabit dhe trajneri i Dritan Mehmeti në finalen e Kategorisë së Parë[/caption]
Por, në rast se Cungu nuk do të pranonte akordin me bashkinë për sezonin e ardhshëm, drejtuesit kishin menduar zgjidhjen e menjëhershme. Trajneri që nxori në Superiore ekipin e Korabit, kryeqytetasi Dritan Mehmeti do të ishte sot në krye të pankinës së Vllaznisë. Por, sipas rrjedhës së ngjarjeve, kjo lëvizje nuk u bë, pasi akordi mes palëve ishte gjetur, pasi bashkia e Shkodrës nuk donte të humbiste më tepër kohë për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri.