Covid-19 nuk mund kurrsesi të kursente dhe trajnerët. Gian Pierro Gasperini, tekniku i Atalantës ka treguar për mediat italiane se ka qenë i infektuar përpara ndeshjes së Champions me Valencian, takim që u cilësua si përhapësi i virusit në zonën e Bergamos.
“U ndjeva keq një ditë para ndeshjes me Valencian. Pasditen e ndeshjes isha edhe më keq. Nëse i shikoni fotografitë, nuk dukesha mirë në pankinë. Ishte 10 mars atëherë. Dy net më pas nuk flija mirë. Ethe nuk kisha. Çdo dy minuta kalonte një ambulancë, pasi ishte një spital pranë kompleksit stërvitor.
Dukej sikur të ishe në një zonë lufte. Natën mendoja se çfarë do të ndodhte me mua nëse do të shkoja në spital. ‘Nuk mund të shkoj tani, kam ende shumë për të bërë’. Ishte një shaka që bëja me veten, për të lehtësuar gjendjen shpirtërore, por nga ana tjetër me të vërtetë e mendoja këtë’.
Qëndrova në qendrën stërvitore për tre javë. Ku r u ktheva në shtëpinë time në Torino, gjithmonë respektoja distancimin social me gruan dhe fëmijës. Ethe nuk kisha kurrë, tamponin nuk e bëra. Para 10 ditësh analizat e gjakut konfirmuan se kisha pasur COVID-19. I kam antitrupat, por kjo nuk do të thotë që tani jam imun.
Atalanta mund ta ndihmojë Bergamon të çohet në këmbët e veta, duke respektuar dhimbjet dhe vajtimin e të gjithëve. Do të duhet kohë që të shohim përsëri skenat e gëzimit në shesh ose në aeroport. Kjo skuadër mbeti e lidhur me vuajtjes e Bergamos, asnjë nga lojtarët nuk u largua nga qyteti gjatë bllokimit, dhe do ta përfaqësojnë Bergamon në fushë”, tregoi mes të tjerash trajneri i Berat Gjimshitit në Serie A.