Janë mbyllur dy ndeshjet e prapambetura të javës së 19 në Superligën kosovare të futbollit. Të dyja sfidat janë mbyllur me barazimet 1-1, teksa ka ngecur në shtëpi Feronikeli i Klodian Duros ndaj Gjilanit. Në barazim është ndarë edhe Trepça 89 me Arbërinë në Mitrovicë.
Në duelin e parë, Feronikeli ka kaluar në avantazh qysh në minutën e 20 me Maliqin, për t'u barazuar më pas nga Useini në minutën e 51. Në këtë duel, mesfushori Ardit Hila ka rënë preh e një pozicioni të parregullt skandaloz, teksa ka qenë I vetëm me portierin kundërshar. Në duelin tjetër, Arbëria kaloi e para në avantazh me Hotin për t'u barazuar nga Shala në pjesën e dytë.
Trepça '89 1-1 Arbëria (Shala 70' / Hoti 4')
Feronikeli 1-1 Gjilani (Maliqi 20' / Useini 51')
