
Armand Duka ka reaguar pas rizgjedhjes si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit falënderon të gjithë ata që e votuan duke u zotuar që do të bëjë maksimumin e vet në zhvillimin e futbollit europian. Përmes një postimi në kanalin zyrtar të tij, Armand Duka shkruante:
“Jam i nderuar që vendet anëtare të UEFA më rizgjodhën në qeverisjen evropiane për një mandat të dytë.
Numri i vendeve që më mbështetën, 45 shtete është një sfidë e përgjegjësi më e madhe për të mos rreshtur punën mbi vlerat që na bashkojnë: diversitet, respekt e barazi.
Bashkë do të punojmë në 4 vitet e ardhshme për më shumë projekte konkrete për futbollin”.
Poll