
Kukësi është duke zhvilluar fazën përgatitore në vend, ku po kryen përgatitjet e fundit përpara nisjes së pjesës së mbetur të kampionatit. Pjesë e stërvitjes ka qenë edhe portieri Enea Koliçi, që ka folur për "Supersport", lidhur me përgatitjet që po bën grupi, por edhe ai vetë.
“Edhe ketu kushtet jane te mira, natyrisht qe ne Turqi ishin shume me mire dhe ne aty zhvilluam nje faze pergatitore mjaft te vlefshme, pasi vijuam me nga dy seanca stervitore ne dite si dhe zhvilluam disa takime miqesore qe do te na vlejne".
Sfida e parë e Kukësit për vitin 2017 është ajo ndaj Vllanzisë, një gabimin në këtë takim do t'iu kushtonte shumë verilidorëve.
“Sigurisht qe duam qe te jemi gati qe te nisim me fitore qe ne perballjen e pare, Vllaznia eshte nje kundershtar i veshtire qe meriton kujdes por une besoj se ne do te jemi gati per kete sfide”.
Lidhur me skuadrën rivale, Koliçi ka zgjedhur ekipin që sipas tij ka bërë një merkato të mirë.
“Edhe ne kemi bere dy afrime qe jane mjaft te vlefshme pasi i kemi pare vlerat e lojtareve te afruar gjate ketyre diteve ne stervitjem, per sa i perket rivaleve per ne te gjithe jane rivale, pasi ne jemi kryesuesit dhe te gjithe duan te fitojne me ne, por shikoj se Partizani ka bere disa blerje cilesore dhe mendoj se eshte ajo skuadra me te cilen do te rivalizojme deri ne fund”.