
Lacio do ta mbajë portierin Berisha. Jo, nuk do ta mbajë. Deri tani, portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, rezulton pjesë e klubit roman, por nuk është e sigurt se ai do të qëndrojë, pasi për të ka oferta nga Turqia dhe kampionate të tjera. Ai që vendos është trajeneri i ri i Lacios, Marselo Bielsa, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “i çmenduri”, për shkak të “bëmave” të tij. Trajneri argjentinas duhet të vendosë se cilin portier do të mbajë, Marketin apo Berishën. Nëse ikën i pari, portieri kuqezi qëndron dhe klubi e ka thënë disa herë kohët e fundit se Berisha është në planet e tij. Berisha nuk ka luajtur titullar sezonin e fundit dhe dëshira është për të kaluar në një ekip, ku mund të aktivizohet rregullisht.