
Politikani i Kosovës, Shpend Ahmeti ka shkruar një status në llogarinë e tij në facebook, teksa shprehet disi i irrituar për oraret e ndeshjeve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai ka thënë që FIFA duhet të gjejë një zgjidhje, pasi njëkohësisht nuk mund të shihen të dyja përballjet që ata kanë.
“Duhet me kërku prej FIFA që Shqipëria e Kosova mos me lujt në të njëjtën ditë. Atë ditë isha në Shkodër me shiku me Maqedoninë, mbeta në telefon tu e përcjell rezultatin në Finlandë. Sot në Shkodër Kosoven me Kroacinë, në telefon Lihtenshtajnin. Të dielen Spanjen e në telefon Ukrainen. P.S. Ose më lehtë, po bëhemi një 🙂!”
Poll