Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ishte titullar në ndeshjen e mbrëmshme që Interi luajti në transfertë përballë Benficas. Zikaltër u gjendën në vështirësi të mëdha teksa u gjendën në në disavantazhin 3-0 në fund të pjesës së parë. Me fillimin e pjesës së dytë, Interi u bë më kërkues madje bëri kthesën e madhe duke barazuar rezultatin.
Vështirësi të shumta u vunë re edhe tek Asllani. Ky i fundit nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Diçka e tillë u pa dhe në notat që Eurosport i vendosi lojtarëve pas ndeshjes. Nota për 21-vjeçarin e Kombëtares shqiptare ishte pesë.
Teksa nga Eurosport nuk ka munguar as përshkrimi për lojën e lojtarit nga Elbasani në këtë sfidë.
“Shumë sipërfaqësor, humb topin në golin e dytë të Benficas. Kërkoj të jetë “polici” i mesfushës, por shokët e skuadrës nuk e dëgjojnë. Në pjesën e dytë përmirësohet”, shkruan media e njohur.