Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Po vjen ushtria e kuqe”, tifozët e PARTIZANIT japin detajet e marshimit: Kështu do të shkojmë në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
“Po vjen ushtria e kuqe”, tifozët e PARTIZANIT japin detajet e

Partizani do të luajë nesër kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ndërsa tifozët tanimë janë gati për të qenë prezent në mbështetje të ekipit të tyre.

Guerrilsat kanë reaguar në rrjetet sociale ku bëjnë thirrje që tifozët të jenë të shumtë. Ata japin detajet e marshimit teksa shkruajnë:

“Nesër luhet ndeshja e shumëpritur kundër minjve. Grumbullimi fillon që në mëngjes tek Baza 46, ku do të keni mundësi të pajiseni me biletat e fundit*. Ora 17:00 do të jetë orari zyrtar i grumbullimit për marrshimin tradicional drejt stadiumit.

Ështe shumë e rëndësishme që të gjithë tifozët të jenë pajisur me shalla, flamuj dhe të ndjekin instruksionet preçize për organizimin e tifozllikut dhe koreografisë. Këto instruksione do të jepen përpara nisjes së marrshimit dhe gjatë hyrjes në stadium.

*Vazhdon me ritme të shpejta shitja e biletave, ftojmë të gjithë tifozët e kuq të nxitojnë të pajisen sa më parë për të evituar problemet e momentit të fundit.

Po vjen USHTRIA E KUQE!

Forca Partizani!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga