
Malick Thiaw po kalon një moment mjaft të mirë tek Milani këtë sezon. Gjermani ka qenë mjaft deçiziv me ndërhyrjet e tij duke qenë një zbulim për ekipin e Piolit. Mbrojtësi në një intervistë është shprehur mjaft i lumtur për sezonin e tij tek kuqezinjtë.
“Sa herë që hyj në dhomat e zhveshjes dhe shoh fanellën time me emrin tim në të, ndihem shumë krenar dhe i lumtur. Dhe ende nuk mund ta besoj. Ibra? Çdo stërvitje ai i jep diçka shokëve të skuadrës. Ai është një njeri i mrekullueshëm, një shef i vërtetë. Dhe urren të humbasë. Është një gjë e madhe të jesh në gjendje të luash me të. Është një nder i madh dhe më bën jashtëzakonisht krenar. Edhe si fëmijë e kam parë në TV dhe e kam admiruar”, është shprehur Thiaw.