Kualifikueset e Euro 2024 nuk kanë mbaruar ende. Së bashku me Gjermaninë pritëse, janë 28 ekipe të tjera që siguruan biletën direkte për fazën e grupeve.
Kanë mbetur edhe 3 biletat e fundit të cilat do të arrihen nëpërmjet fazës Play-Off. 12 ekipe të ndara në 3 çifte zbresin sot në fushën e lojës në gjysmëfinalen e kësaj faze e cila është me ndeshje teke.
Rivalët e Shqipërisë në grup, Polonia, do të përballen me Estoninë në shtëpi dhe fituesi i këtij dueli do të luajë në finale me fituesin e duelit Uells – Finlandë.
Izraeli që mposhti Kosovën do të presë në shtëpi Islandën dhe fituesi përballet me një mes Bosnjes e Ukrainës. Çifti tjetër është Gjeorgji – Luksemburg dhe Greqi – Kazakistan.
Poll