Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Plasin” dëmtimet te Erzeni, por humbja nuk tolerohet në Shijak

Shkruar nga NEWSPORT
“Plasin” dëmtimet te Erzeni, por humbja nuk tolerohet në

Erzeni do të presë Egnatian sot në orën 16:00 në Niko Dovana për ndeshjen e javës së 25-të të Superiores. Shijakasit do të bëjnë pa tre lojtarë në këtë sfidë teksa dëmtimit të Leaos i shtohet edhe ajo e Enck. Deri tani, Enck ka qenë një lider në qendër të mbrojtjes por largimi i parakohshëm në ndeshjen ndaj Bylisit erdhi për shkak dëmtimi.

Veç tyre, do të mungojë edhe sulmuesi Reinaldo Troplini i cili është pezulluar me tre ndeshje nga komisioni i disiplinës. Megjithatë, do të ketë edhe rikthime teksa Sadiki, Krasniqi, Kadriu dhe Ademi kanë lënë pas dëmtimet apo pezullimet dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin Kapllani.

Fitorja është detyrim pasi një tjetër humbje do të zgjojë makthet e mbijetesës pasi është vetëm 3 pikë larg Laçit në zonën Play-Out.

Formacioni i mundshëm:

Erzeni (3-5-2): Xhika; Iljazi, Sadiki, Peposhi; Ademi, Mehmeti, Krivicic, Alan, Kadriu; Nonato, Kahrimanovic. Trajner: Xhevahir Kapllani

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga