Juventus humbi dje 1-2 me Benfica në ndeshjet e dyta për grupet e Champions League. Me zero pikë në dy ndeshje, Zonja rrezikon të “mbetet për vjeshtë”, teksa as në kampionat situata nuk është e qetë.
Barazimi me Salernitanën dhe humbja me Benficën ka bërë që në Itali të gjejnë edhe zëvendësin e Allegrit. Gazzetta dello Sport njofton në numrin e sotëm se klima është e trazuar mes drejtuesve, kjo për shkak të lojës jo të mirë dhe mungesës së shpirtit të garës.
Roberto de Zerbi, ish-trajneri i Sassuolo dhe Shakhtar Donetsk është emri që qarkullon më së shumti te bardhezinjtë, në rast se largohet Allegri.
Roberto de Zerbi
Poll