
Manchester United nuk po kalon aspak një situatë të qetë kohët e fundit. “Djajtë” nuk e kanë nisur siç duhet këtë sezon dhe tashmë gjithçka po reflekton edhe në paraqitjen e skuadrës.
Fryma dhe atmosfera të anglezët lë shumë për të dëshiruar. Përveç situata që tashmë dihen me Jadon Sanchos dhe Antony, të tjerë lojtarë duket se nuk kanë mundur të mbajë vetën pas humbjes me Brighton.
Në dhomat e zhveshjes sipas mediave britanike ka pasur përplasje mes lojtarëve. Fillimisht kapiteni Bruno Fernandes u përplas me Scott McTominay, ndërsa një tjetër konflikt ka ndodhur edhe mes Lisandro Martinez dhe Victor Lindelof. Pavarësisht ndërhyrjes së Erik ten Hag, sërish situata ka dalë jashtë kontrollin.
Një situatë që nuk i shkon për shtat aspak, teks në mbrëmje do të sfidojnë në “Allianz Arena” skuadrën e Bayern Munich, takimi i parë për fazën e grupeve të Champions. Mbetet të shihet se çfarë masash do të marrin drejtusit për këtë situatë.