Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Planet për sezonin e ri dhe sfida ndaj Dinamos, administratori i Egnatias flet para finales: Këtë trofe e fitojmë ne, ja kur do të jetë gati stadiumi

Shkruar nga NEWSPORT
Planet për sezonin e ri dhe sfida ndaj Dinamos, administratori i Egnatias

Dinamo-Egnati është finalja e Kategorisë së Parë. Sfida do të luhet në "Elbasan Arena" me fillim nga ora 17:00. Para ndeshjes për RTSH Sport foli edhe administratori i Egnatias, Olsi Dranga. Në fjalën e tij, Dragna tregoi ecurinë e stadiumit të Egnatias, por edhe për skuadrën e sezonit të ri.

"Uroj që kjo të jetë një finale e bukur për shikuesit dhe këto 2 skuadra e kanë merituar të jenë këtu. Punimet në stadiumin e ri po ecin me ritme të shpejta. Për një javë do të hedhi farën, në fund të muajit shtator mendoj se stadiumi është gati. Do të ketë një kapacitet prej 2500 vendesh e besoj se do të jetë një nga impiantet me të mira në vend.

E kemi dominuar kampionatin që nga ndeshja e parë e deri në fund dhe një pjesë e lojtarëve do të jenë edhe pjesë e sezonit të ri. Afrimet në merkato? Objektivi është të kemi 80% lojtarëve vendas përfshirë lojtarë nga Kosova e Maqedonia.

Do të mundohemi të kemi edhe 5 skuadra të moshave pasi është kërkesë e FSHF. Nuk kemi asnjë mungesë sot e mendoj se në fund Egnatia do të ngrejë trofeun në fund të ndeshjes, ndërsa premion do t'ia bëjmë me dije lojtarëve në dhomat e zhveshjes".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga