
Yll Hoxha nuk është më pjesë e Feronikelit në Kosovë. 33 vjeçari pritet të bashkohet me Gjilanin e drejtuar nga Ismet Munishi. Mbrojtësi i majtë prej katër vitesh ishte pjesë e skuadrës nga Drenasi, teksa sezonin që lamë pas klubi shmangu zonën play-off në Superligë.
Mbrojtësi i majtë ka një të kaluar të madhe në Superligën shqiptare, teksa prej 2012 deri në 2016 ka qenë pjesë e Kukësit, Famurtarit dhe Vllaznisë. I dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha duket se do blindojë krahun e majtë të mbrojtjes te Gjilani.
Poll