Besëlidhja po kalon një moment tepër delikat në renditjen e Kategorisë së Parë, pasi ndodhet në vendin e fundit me 10 pikë.
Lezhjanët veç këtyre pozitave, pritet që ekipi të mbetet dhe pa stadium. Plani i Bashkisë është që në vend të tij të ndërtohet një qendër multifunksionale dhe me një parking të madh nëntoksorë.
Gjithashtu pritet që një stadium i ri dhe modern të ndërtohet në shërbim të ekipit, por që akoma nuk ka një diçka konkrete. Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu ka folur në një takim me lojtarët dhe presidentin e klubit, Xhulio Noka.
Deklarata:
"Ky është një takim për t’u njohur bashkë dhe diskutuar për një bashkpunim të ri që kemi nisur me klubin e futbollit Besëlidhja. Bashkia është palë me ekipin dhe kjo dihet, derisa jemi aksionerë. Investimi nuk ka munguar dhe as do të mungojë. Sot nuk jemi për të folu për një plan sot dhe nesër, por më afatgjatë. Për 2-3 vite synojmë që të ngjitemi në elitën e futbollit. Ia dolëm më së miri me ekipin e basketbollit të meshkujve si bashkudhëtarë dhe ja ku ata po korrin sukses. Tashmë ideja është që të rigjejmë dhe futbollin."
[caption id="attachment_673306" align="alignnone" width="726"] Pjerin Ndreu dhe Xhulio Ndreu[/caption]