
Andrea Pirlo do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Humbja nga Milani ka vendosur përfundimisht të ardhmen e trajnerit italian dhe Juventusi tashmë rrezikon të ngelet edhe pa Champions League. Bardhezinjtë kanë vendosur që Pirlo të drejtojë skuadrën në 3 ndeshjet e fundit, ndërsa pas mbylljes së sezonit do të shkarkohet.
Mediat italiane bëjnë me dije se Juventusi ka projektuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Zinedine Zidane që është ëndrra e madhe e klubit bardhezi. Në rast se francezi nuk do të pranojë, Juvja edhe emra të tjerë në listë. Inzaghi, Gattuso e Mihajlovic janë 3 nga emrat që shihen si pasues të Pirlos nëse nuk arrihet firma me Zidane.
Poll