Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pique rrëfen çfarë i ndodhi kur ishte te Manchester United: Gati sa nuk e bëra në brekë prej Roy Kean

Shkruar nga NEWSPORT
Pique rrëfen çfarë i ndodhi kur ishte te Manchester United:

Jo shumë tifozë të futbollit europian e dinë se në fillimiet e tij, mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique ka qenë pjesë e Manchester United. Fillimet e tij ai i ka patur pikërisht me "Djajtë e Kuq" dhe vetëm pak vite pasi kishte ardhur në Premier League nga Barcelona, Pique u rikthye sërish në Camp Nou.

Pique ka rrëfyer për mediat një episod të ndodhur në dhomat e zhveshjes në një nga ndeshjet e tij të para me fanellën e United mes yjeve të asaj kohe të cilët edhe sot kujtohen me shumë dashuri nga të gjithë tifozët. Në incidentin e ndodhur në dhomat e zhveshjes, Pique tregon një moment me Roy Kean dhe zilen e celularit të tij që mesa duket i jepte besdi legjendës së futbollit.

"Një nga ndeshjet e mia të para në Old Trafford, ishim në dhomën e zhveshjes duke u bërë gati dhe unë kisha shumë emocione," shprehet ai për The Players Tribute.

"Imagjinoni, isha 18 vjeç, dhe isha ulur në stol duke veshur çorapet ngjitur me Ruud van Nistelrooy, Ryan Giggs dhe Rio Ferdinand. Doja të isha i padukshëm. Po mendoja, 'thjesht bëj punën tënde dhe mos bie në sy". Ishim ulur duke pritur trajnerin dhe isha ulur pranë Roy Keane. Ishte qetësi dhe papritmas u dëgjua ai vibrimi i vogël i telefonit. Roy fillon të shohë përreth dhe aty kuptova që ishte celulari im. E lash me vibracion dhe e kisha në xhepin e pantallonave që kisha palosur mu mbrapa veshit të Keane. Ai fillon të kontrollojë si një maniak. Kur mori vesh se ishte celulari im ai shkalloi në sy të të gjithëve. Ishte e pabesueshme. Gati sa nuk e bëra në brekë. Por ishte një leksion i mirë", tregon Pique.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga