Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pioli pas shortit me Napolin: Janë më të mirët në kampionat por në Champions, Milani është Milan

Shkruar nga NEWSPORT
Pioli pas shortit me Napolin: Janë më të mirët në

Trajneri i Milanit, Stefno Pioli foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Udinesen nesër por tema kryesore është shorti i Championsit dhe pyetjet për përballjen me Napolin nuk mund të mungonin. Tekniku i kuqezinjve u shpreh se Napoli është skuadra më e mirë në kampionat por Championsi është një tjetër histori dhe Milani ka peshë të rëndë në këtë kompeticion.

"Ne e pamë shortin gjatë stërvitjes. Çdo kundërshtar do të kishte qenë një kundërshtar shumë i vështirë, i komplikuar, stimulues dhe motivues. Jemi në çerekfinale, jemi Milani dhe duam të vazhdojmë. Napoli është i fortë, ata po bëjmë më mirë se ne në kampionat, por Champions është Champions dhe Milani është Milani”.

"Ne do të shkojmë atje me meritë, motivim dhe ambicie, duam të kalojmë. A kam folur me Spallettin? Nuk mendoj se do të më dërgojë ndonjë mesazh (qesh). Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me të. Mendoj se ai është një trajner i shkëlqyer. Ka një dallim të qartë mes kampionatit dhe Champions League, por tani duhet të fokusohemi te kampionati”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga