Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pioli parashikon "krisma" në Bolonjë, trajneri i MILAN pret dhurata nga "Babagjyshi"

Shkruar nga NEWSPORT
Pioli parashikon "krisma" në Bolonjë, trajneri i MILAN pret

Milan do të luajë nesër ndaj Bolonjës në 20:45 sfidën e vlefshme për javën e 15 të Serisë A në kampionatin italian. Kuqezinjtë gjenden në pozita negative, teksa pas këtyre javëve mbajnë vendin e 12 me vetëm 17 pikë të siguruara. Si të mos mjaftonte ndërrimi i trajnerit, në Milano ka një çështje "Piatek". Sulmuesi kryesor i ekipit të Piolit është aktivizuar në 12 ndeshje, teksa nuk ka mundur të "shkrepë".

"Do të luaj Piatek titullar. Ndryshe nga Leao ka cilësi të tjera. Polaku është sulmues zone, i mirëfilltë dhe që i pëlqen pika e penalltisë. Leao është lloj tjetër lojtari, ndaj mendoj se do luajmë me një sulmues të deklaruar për të mos pasur dy koka në sulm". Sa i përket formës së sulmuesit Piatek, Pioli është shprehur besimplotë se ai do e kaloj fazën e shtërpësisë, duke ndezur shpresën e kuqezinjve, "Nuk ka asnjë çështje te ne, Piatek mund të ndiejë presionin e Leao që do e nisë nga stoli. Për Pistoleron duhet të vijnë dhuratat nga Babagjyshi këtë ndeshj".

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga