
Luka Romero mund të largohet në huazim gjatë kësaj merkato, pasi ka dështuar të fitojë minutat mjaftueshëm me skuadrën e Stefano Piolit. Talenti argjentinas u afrua me parametra zero në merkaton e verës te Milan, pasi përfundoi aventurën me Lazion.
19-vjeçari ka disa oferta në tavolinë, ku ndër të tjera vlen të përmendim skuadrat e Seria A, Salernitana dhe Lecce. Luka Romero luan për moshat e Argjentinës dhe pikërisht në këtë moment të karrierës ka nevojë për minuta.
Kujtojmë se kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2027 dhe Milan po shikon çdo alternativë për sulmuesin e rritur në Spanjë.
Poll