Portieri i Milanit, Mike Maignan u rikthye sot në stërvitje me pjesën tjetër të grupit. Ai do të jetë në dispozcion të Stefano Piolit për ndeshjen kundër Cagliarit të planifikuar për të mërkurën. Trajneri, megjithatë nuk do të dojë të rrezikojë dhe ta aktivizojë vetëm nëse nuk ka rrezik.
Sipas asaj që raportohet, Stefano Pioli dhe stafi mjeskësor i Milani do të marrin një vendim ditën e nesërme, duke e ditur që nuk ka kuptim të rrezikosh një rikthim apo akoma më keqe, të krijosh një dëmtim më serioz. Gardiani francez do të luajë kundër Cagliarit vetëm nëse nuk ka rreziqe, përndryshe do të rikthehet pak ditë më vonë kundër Lazios.
Tek Milani nuk nguten pasi zëvendësuesi i tij, Marco Sportiello, po rezulton të jetë një portier mjaft i mirë, siç dëshmohet edhe nga dy pritjet e bukur kundër Newcastle në Champions League dhe Veronës në kampionat, të dyja pritje vendimtare që mbajtën të paprekur portën kuqezi. Prandaj kjo është një arsye më shumë për të mos nxituar në rikthimin e Maignan.