Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

PIOLI i zhgënjyer pas barazimit: Në pjesën e dytë na zuri gjumi, për ndeshjet e ardhshme duhet të ndërrojmë marsh

Shkruar nga NEWSPORT
PIOLI i zhgënjyer pas barazimit: Në pjesën e dytë na zuri

Milan mori në ekstrem një barazim ndaj Cremoneses në “San Siro”. Sfida përfundoi 1-1 dhe tashmë kuqezinjtë e shikojnë veten në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit.

Pas kësaj ndeshje ishte shumë i zhgënjyer Stefano Pioli, i cili do të theksonte se asgjë nuk ka përfudnaur dhe se do të luftojnë deri në fund për një vend në zonën Champions.

 “Jemi të zhgënjyer në mënyrë absolute. Ne nuk e donim këtë rezultat. Ndeshjet tani janë të pakta dhe nëse nuk ndërrojmë marshin do të luftojmë për të hyrë në top katërshe. Një pjesë e parë shumë e mirë, në të dytën na zuri gjumi, u nervozuam dhe humbëm kthjellësinë.

Në pjesën e parë ne e vumë në praktikë atë që kishim përgatitur dhe ishim të rrezikshëm. Pastaj prisja më shumë thellësi sepse kishte hapësirë. Ne e menaxhuam mirë topin dhe e kontrolluam mirë ndeshjen duke krijuar disa raste të mira, por nuk arritëm ta zhbllokonim ndeshjen. Duhet ta transformojmë këtë zhgënjim në vendosmëri për ndeshjet e ardhshme.

Këto janë ndeshje vendimtare, ndoshta gabimi është këtu. Ne nuk po luanim vetëm kundër Cremonese sonte, por kundër Juves, Interit, Romës, Atalantës. Më pëlqeu pjesa e parë, pastaj në pjesën e dytë pushuam së luajturi si ekip”, përfundoi Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga