
Egnatia është një nga ekipet që do luftojë deri në fund për qëndrimin në elitë. Skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani po bën një sezon me ulje-ngritje dhe deri më tani ka treguar ka mjaft limite si skuadër.
Nëse shikojmë ndeshjet e luajtura në Rrogozhinë, rezultatet nuk kanë qënë aspak të mira. Në takimet e zhvilluara në shtëpi, Egnatia ka grumbulluar hiç më shumë se 5 pikë. Shifër kjo tejet e ulët, për një ekip që dëshiron të qëndrojë mes më të mirëve.
Në rënditjen e përgjithshme, skuadra që është ngjitur këtë edicion në Abissnet Superiore renditet në vendin e nëntë me 15 pikë, një më pak se Skënderbeu që mban pozitën e tetë.
Poll