Sandro Tonali është për 10 muaj i pezulluar për shkak të basteve të paligjshme të vendosura kur luante me Milan dhe Monzan. Tashmë pas pezullimit të tij, Newcastle që është edhe skuadra që ka në zotërim kartonin e lojtari ka nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se anglezët kanë gjetur në Francë lojtarin e kërkuar për të zëvendësuar italianin. Bëhet fjalë për Raya Cherki, i cili luan me skuadrën e Lyon në Ligue 1.
Francezi po mendon largimin nga skuadra e Lyon, për të provuar një avanturë të re në një tjetër kampionat, teksa intreresimet për të nuk mungojnë. Përveç Newcastle, Cherki kërkohet edhe nga United dhe mbetet të presim deri në merkaton e ardhshme për të mësuar se çfarë do të ndodhe me talentin francez.
[caption id="attachment_711831" align="alignnone" width="615"] Raya Cherki[/caption]