Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Pësojmë në fund nga moseksperienca", kapiteni i Luftëtarit "qahet" ndaj grupit: Kemi mbetur dy tre kokrra nga sezonet e shkuara

Shkruar nga NEWSPORT
"Pësojmë në fund nga moseksperienca", kapiteni i

Kapiteni i Luftëtarit ka folur për emisionin "Gol pas Goli" për barazimin ndaj Flamurtarit, duke e vënë theksin te eksperienca e pakët e të rinjve të ekipit. Rapo ka folur edhe për sindromën e minutave të fundit, duke theksuar se nëse nuk shfrytëzon rastet do ndëshkohesh.

"Futbolli është i tillë, nesë nuk shënon do pësosh. Nuk e kuptojmë si na ndodh që pësojmë në fund. Jam lojtari më i vjetër dhe po ndihmoj të rinjtë që të përshtaten, jemi të rinj sepse vetranët janë larguar. Kemi mbetur dy tre kokrra nga organika e kaluar".

"Janari duhet të sjellë lojtarë me eksperiencë sepse është e vështirë.Po mundohemi të ndihmojmë lojtarët e rinj, si në assiste ashtu dhe gola. Duhet të fokusohemi sepse përveç pësojmë në fund, nuk kemi efikasitet në sulm. Duhet që të gjithë të japim kontributun tonë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga