
Antonio Marku është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Mbrojtësi është aktivizuar me klube të njohura si: Dinamo, Laçi, Kukësi e Vllaznia, ku me shkodranët ka qëndruar për dy periudha, njëherë në vitin 2013 e më pas prej janrit 2014 e deri në verën e shkuar.
27 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Drenicës në ligën kosovare, duke ndërprerë bashkëpunimin me këta të fundit. Në postimin e "lamtumirës", vetë Marku ka shpjeguar arsyet duke theksuar se klubi kishte ndërrmarë disa ndryshime, gjë që sollën edhe largimin e tij me konsensus. Kujtojmë se Marku ka qenë pjesë e grupmoshave në Kombëtaren kuqezi.
Postimi i Antonio Markut:
Pas disa ndryshimeve ne klubin FC Drenica..me mirekuptim nderpresim bashkepunimin para perfundimit te kontrates. Faleminders prej zemres stafit, shokeve te ekipit dhe tifozeve per besimin, mikpritjen e respektin qe kan tregu ndaj mejet ne fushe e jashte fushet. Suksese Drenice!