Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Pescara do të bëhet me dy shqiptarë

Shkruar nga NEWSPORT

Ditë pas dite po diskutohet më shumë fakti i transferimit të Arlind Ajetit te Pescara. Pra, ai nuk do të largohet nga Serie A, ku gjatë kampionatit të shkuar ai u aktivizua te Frosinone. Luajti në 16 ndeshje dhe shënoi gol në debutimin në kampionatin italian.

[caption id="attachment_4639" align="alignleft" width="300"]arlind ajeti Arlind Ajeti, mbrojtësi i Frosinones dhe Kombëtares (18)[/caption]

Skuadra në të cilën Ledjan Memushaj mban shiritin e kapitenit kërkon përforcime për pjesëmarrjen në Serie A. Gjithçka do të fillojë nga prapavija, ku Ajeti shihet si alternativa më e mirë e mundshme. Në Itali mediat flasin ditë pas dite se akordi po arrihet mes palëve, ndërsa finalizimi është më pranë, duke qenë se mbrojtësi i kuqezinjve është i lirë. Por, mbrojtësi ka vendosur që të presë deri në fund të pjesëmarrjes në Europian me Shqipërinë dhe më pas do të mendoje se ku do të hedhë firmën në kontratë, pasi për momentin është i përqendruar te kombëtarja.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga