
Ish-futbollisti i mirënjohur i Naftëtarit, Agim Meta, i ka bërë thirrje pushteti lokal në Kuçovë që të "zgjohet" dhe të kthejë sytë nga futbolli, pasi e ka lënë ekipin e Naftëtarit në mëshirë të fatit.
Si një bir i Kuçovës dhe një ish-futbollist i Naftëtarit në kohën kur ekipi shkëlqente në Kategorinë Superiore, Meta thotë se Kuçovës nuk i mungojnë talentet dhe specialistët, por është paaftësia e pushtetit lokal që e ka çuar ekipin në kategoritë inferiore.
Postimi i Agim Metës:
Perse jane shuar motorat e "Nafetarit" per gati 35 vite ?..Perse stadiumi B.Sulejmani nuk oshtin si dikur nga ovacionet dhe thirjet Goool.?.Perse talentet edhe pse nuk mungojne tek ky qytete futbolldashes humbasin dhe nuk shperthejne ashtu si dikur ? Te gjitha keto pyetje une besoj shume se i shtron cdo qytetare i Kucoves dhe qe me dhimbje dhe nostalgji germon ne ne arkivat e kohes duke sjellin shpeshe ne kujtesen e tyre ato kohe kur Naftetari ishte ne eliten e futbollit Shqipetar, madje shkelqente me lojen e tij ,duke fituar me merite statusin e "Ekipit Simpatik"Kush jane arsyet qe Naftetari yne ka humbur shkelqimin e tij?
Une si nje ish futbolliste i Naftetarit si biri i Kucoves ,kam kurajon ta vendos doren mbi plage dhe ta ngre zerin dhe shqetesimin se arsyeja e vetme eshte indiferenca dhe paaftesia e Pushtetit Lokal ne gjithe keto vite te demokracis..Asnje justifikim nuk ka per ta,madje me mediokritetin dhe paftesin e tyre at skan bere gje tjeter vecse i kan hequr qytetit ton Emblemen e nderit..
"Futbollin" duke e katandisur ne nje skuader pa shprese per te ardhmen..Eksperienca e gjithe ketyre viteve ka treguar se atje ku ka menaxhere te afte ne drejtimin e pushtetit lokal ,ka edhe zhvillim dhe sukses..patjeter edhe ne futboll..rastet jane te pafunde ..I kujtoj skuadrat dikur shume modeste si Bylisin ,Kuksin, Lacin,Krujen,Rrogozhinen te cilat me shembulline tyre kan treguar se nese e do qytetin ,nese e do sportin ,nese je qytetare me kulture ti mundesh tja ngresh vlerat qytetit tende...Asnje justifikim nuk ka ,sepse pikerisht keta shembujt e mesiperm e rrezojn cdo alibi qe mundet te ngrihet...
Eshte koha dhe momenti qe Pushteti lokal te zgjohet nga gjumi ,sportedashesit te perfaqesuar nga shoqata sportive ta ngrej zerin, miq dhe dashamires te Kucoves kudo qe jane te japin ndihmesen e tyre ,por mbi te gjitha ajo qe i kordinon keto veprime eshte Pushteti Lokal ,ku me patjeter duhet te vere ne levizje te gjitha nmekanizmat per te levizur ingranazhet e ndryshkura te futbollit kucovare..Kucoves nuk i mungojn as specialistat, talentet jo se jo ,por as ajo kulture dhe eksperience e vyer e viteve per ta ringritur Naftetarin ne ato nivele qe kjo skuader e meriton...Eshte koha te mendojm per Naftetarin...