Real Sociedat dhe Benfica u përballën mbrëmjen e djeshme mes tyre në sfidën e vlefshme për Champions League. Ky takim përfundoi në favor të spanjollëve me shifrat 3-1.
Por pas ndeshjes ka pasur përplasje mes dy tifozerive. Huliganët portugezë kanë nisur të sulmojnë ato vendas dhe në një moment janë tërhequr pasi kanë qenë më të paktë në numër. Në përpjekje për t;u larguar ata janë penguar dhe rrëzuar në tokë dhe ku më pas janë rrahur nga tifozët e Real Sociedat.
Pas kësaj situate 7 prej tifozëve portugezë kanë marrë plagë, ku është dashur edhe ndihma mjekësorë. Tifozët më pas janë dërguar në spital dhe policia për këtë situatë ka ndalur 3 persona.
Poll