Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Përplasin “brirët” për 3 pikët, zbulohen arbitrat e sfidës Kukësi – Laçi

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasin “brirët” për 3 pikët, zbulohen

Kukësi dhe Laçi do të përplasin “brirët” në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 14:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja skuadrat që e shikojnë veten të renditur në pjesën e poshtme në kampionat.

Verilindorët synojnë dhe kërkojnë 3 pikët për të mbajtur “gjallë” deri në fund shpresën për mbijetesën, ndërsa kurbinasit kërkojnë triumfin për t’iu larguar “Play-Out” dhe pse jo për të tentuar edhe “Final – Four”.

Për sfidën që do të luhet në “Kukës Arena” janë zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin dejtësi. Kjo ndeshje i është besuar Albert Dodas, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Gerald Cenolli dhe Ergys Spahiu. Gjyqtar i 4-të është Ditmir Grimci, VAR-i i është besuar Indrit Myrtjas dhe në AVAR do të jetë Juxhin Xhaja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga