Skënderbeu do të presë Laçin për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 17-të të Superiores. Një takim që do të luhet duke nisur që nga ora 17:00. Duel i rëndësishëm për objektivat e dy ekipeve që do të tentojnë vetëm fitoren.
Korçarët do të kërkojnë “kokën” e kurbinasve dhe pikërisht për këtë përballje kanë nisur edhe punën. Ivan Gvozdenovic ka nisin përgatitjet me ekipin duke u dhënë direktivat e duhura në mënyrë që të arritet te fitorja.
Për këtë takim janë mësuar edhe arbitrat e ndeshjeve. Kryesorë do të jetë Albert Doda, teksa asistentë të tij janë Astrit Mahmuti dhe Ergys Spahiu. Arbitër i katërt është Dorjan Maletaj, kurse VAR-0 i ëhstë besuar Adrian Beqiraj dhe Mario Shazivarit.
Poll