Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Përfundojnë pushimet për Shpëtim Duron, trajneri kryeqytetas pranë firmës me ekipin që nxorri kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundojnë pushimet për Shpëtim Duron, trajneri kryeqytetas

U largua nga Laçi, por Shpëtim Duro duket se nuk ka shumë kohë në dispozicon për të pushuar. Trajneri i njohur kryeqytetas thirret në apel përtej kufijve shqiptarë gjeografikisht, por ç’është e vërteta në një skuadër me gjak kuqezi.

Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës që pas shkarkimit të Artim Shaqirit, është gati të lidhë një marrëveshje me Duron. Tekniku i njohur e ka drejtuar edhe më parë skuadrën tetovare dhe sipas “Open TV”, në klub do të nisë një erë e re.

Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Duros, teksa nuk është çudi nëse do ta shohim sërish në krye të ekipit shqiptar. Kujtojmë që 62-vjeçari u shkarkua nga pankina e Laçit për mungesë rezultatesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga