Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Përfundoi në spital pas përballjes me Teutën, mbrojtësi i kuq "braktis" Partizanin ndaj Luftëtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundoi në spital pas përballjes me Teutën, mbrojtësi

Labinot Ibraimi pësoi një dëmtim në kokë në takimin që Partizani zhvilloi pak ditë më parë ndaj Teutës. Pas përplasjes me Beqjan, mbrojtësi u dëtyrua të dilte nga fusha për tu transportuar menjëherë drejt spitalit.

31-vjeçari tashmë e ka lënë spitalin dhe thuajse gjithçka është normalizuar, por nga ana e mjekëve i është sygjeruar të qëndrojë jashtë fushës së blertë për minimumi një javë, çka do të thotë se trajneri Klevis Dalipi do ta vuajë si mungesë të mërkurën.

Kujtojmë që Partizani luan në transfertë ndaj gjirokastritëve në mesjavë, takim në të cilin pritet të rikthehet Edgar Çani i cili ka lënë pas dëmtimin në qafë dhe do të jetë nën urdhrat e Dalipit.

Poll

Lexo gjithashtu