
Katërshja e gjyqtarëve nga Shqipëria ka kaluar si duhet testin në Champions League. Kryesor Enea Jorgji, asistentë Ermal Barushi dhe Ridigers Çokaj ndërsa i katërt Kridens Meta. Përballja mes Bate Borisov dhe Alarshket ka përfunduar në barazim 1-1.
Gjyqtarët shqiptarë kanë siguruar “kualifikimin” për në turin tjetër me paraqitjen e bërë. Pas kësaj mbrëmje pozitive, anësori Ermal Barushi ka menduar të postoj një fotografi nga momenti startues i takimit në “Borisov Arena”. Komentet në llogarinë e tij në Instagram kanë qenë të shumta.
Poll