
James Ayinde dhe Jerryson Faithboyëille janë dy lojtarët e radhës që kanë firmosur me Lushnjën. Klubi lagunar ka bërë me dije në kanalin zyrtar arritjen e marrëveshjes me dy lojtarët afrikanë.
Në një moment kur trajneri Gugash Magani po punon intensivisht me lojtarët që ka në dispozicion, nga ana tjetër drejtuesit po afrojnë futbollistë për të plotësuar nevojat në organikë.
Prezantimi i dy lojtarëve është bërë në kanalin zyrtar të Lushnjës. “James Ayinde 19 dhe Jerrysonfaitboy Willie mirësevini”, shkruhej shkurtimisht në kanalin zyrtar të lagunarëve. Pritet me interes të shihen se kush do të jenë futbollistët që do të afrohen deri në fund të kësaj merkato vere.
Poll